Regjistrimi i dizajneve industriale

Regjistrimi i markave tregtare

1. Ankesat kundër Vendimeve të Doganës së Kosovës

1.1 Përpilimi i të gjitha llojeve të ankesës drejtuar Doganës së Kosovës dhe sektorëve të ndryshëm të saj, për qështje të ndryshme, si; kundërvajtjet doganore, ngarkimin me taksa doganore shtesë, rivlerësimin e mallrave dhe ankesa të tjera.

1.2 Përpilimin i padive për konflikt administrativ në Gkykatën Themelore të Prishtinës – Departamenti për Qështje Administrative, kundër aktvendimeve të Doganës së Kosovës dhe sektorëve të ndryshëm të saj.

2. Regjistrimi i markave tregtare

Marka tregtare është një shenjë dalluese, ose tregues, i përdorur nga një individ, organizatë biznesi, apo subjekt tjetër ligjor, për të identifikuar te konsumatorët produktet, ose shërbimet që ai i ofron dhe për të treguar se produktet ose shërbimet në të cilat marka tregtare shfaqet dalin nga një burim unik. Por në të njëjtën kohë markat tregtare përdoren edhe për të dalluar produktet ose shërbimet nga një subjekt tjetër që ofron ato.
Funksioni themelor i një marke tregtare është komercial dhe shërben për të identifikuar produktet ose shërbimet e një subjekti te konsumatorët dhe për të treguar, se ato produkte, ose shërbime qe përmbajnë markën tregtare përkatëse kanë burim unik, ose për të simbolizuar origjinën.
Markat tregtare janë njëra prej llojeve të pronësisë intelektuale dhe zakonisht përbëhet nga një emër, fjalë, frazë, logo, simbol, dizajn, imazh, ose një kombinim i këtyre elementeve.
Në bazë të Ligjit për Markat Tregtare nr. 04/L-026, regjistrimi i markave tregtare në Regjistrin e markave tregtare të cilin e mbanë Zyra për Pronësi Industriale, që funksionon në kuadër të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, është kusht që një markë e caktuar tregtare të gëzoj mbrojte në territorin e vendit tonë.
Pronar i një marke tregtare të regjistruar mund të jetë: personi fizik, personi juridik, ose një ndërmarrje që nuk është person juridik, nëse ka zotësi ligjore për të fituar të drejtat dhe përgjegjësitë.

Ligjit për Markat Tregtare nr. 04/L-026

3. Regjistrimi i dizajneve industriale

Edhe dizajni industrial është njëra nga format e rëndësishme të drejtave të pronësisë industriale, që nënkupton formën e jashtë të produktit. Regjistrimi dhe mbrojtja e tij, po ashtu bëhet në Agjensinë për Pronësi Industriale në kuadër të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë.

4. Shërbime juridike tjera

B2B consulting Sh.p.k.


Rr. Ilaz Kodra nr. 7
Prishtinë, 10000
(+377) 44 368 333
perparimmuja@b2b-ks.com
perparimmuja@gmail.com