Kompania për shërbime ekonomiko-juridike “B2B Consulting” Sh.p.k. si prioritet përkatësisht specialitet të saj i ka të gjitha shërbimet doganore, e përkrah atyre kryejmë edhe shërbime tjera të natyrës juridike dhe ekonomike. Shërbimet doganore siç dihet janë të shumta por ne në vijim do t’i përmendim disa më kryesore dhe që janë të domosdoshme për biznes të suksesshëm :
Këtë shërbim e ofrojmë për të gjithë personat fizik dhe ata juridik të cilët dëshirojnë që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për realizimin e ndonjë procedure doganore me ndikim ekonomik. Konsulenca nënkupton ofrimin e udhëzimeve dhe këshillave lidhur me lehtësirat procedurale në anën materiale dhe formale ligjore, gjithmonë në harmoni me ligjet e aplikueshme përkatëse. “B2B Consulting” Sh.p.k. jep këshilla në të gjitha fushat doganore, duke përfshirë në parim këto fusha:
- Importet e mallrave
- Eksportet
- Akcizat
- Procedurat me ndikim ekonomik
Tek ky shërbim hynë këto procedura si lehtësira të parapara me Kodin Doganor dhe të Akcizave për bizneset vendore të cilat merren me import dhe eksport të mallrave të ndryshëm:
- Depo Doganore
- Përpunim i Brendshëm
- Përpunim i Jashtëm
- Përpunimi nën Kontroll Doganore
- Importi i Përkohshëm
Me import suksesiv kuptojmë importimin e makinerive të ndryshme që konsistojnë në dy apo me shumë makina të përshtatura së bashku në formë të një tërësie të cilat klasifikohen sikur përbëhen vetëm nga një makinë e cila kryen funksionin kryesor. Pra me fjalë të tjera kjo procedurë lejon importimin e makinerive të mëdha të cilat janë të ndara fizikisht me rastin e importit në disa mauna (kontenier) dhe për këtë import zhdoganimi i mallit (makinerisë) nuk bëhet në degën doganore në momentin e importit, por zhdoganimi i makinerisë bëhet pasi të vendoset makineria ne vendin e destinimit dhe pasi të jetë e gatshme për punë, atëherë thirret komisioni doganor i cili e vlerëson makinerinë në vendin e montuar (fabrikën tuaj) dhe e bënë zhdoganimin e makinerisë si tërësi dhe jepet leja për përdorim të saj.