"B2B CONSULTING” SH.P.K
Është themeluar me qëllim te ngritjes se nivelit të shërbimeve në fusha të ndryshme ne vendin tonë, me theks të veçantë shërbimet doganore, ekonomiko – juridike dhe të sigurimeve. Të udhëhequr nga profesionist të këtyre lëmive, si dhe të përkushtuar qe shërbimet që ofrohen të jenë të kualitetit dhe standardit sa më të lartë, me një staf të brendshëm dhe me bashkëpunëtor të jashtëm të profesionalizuar dhe gjithnjë te motivuar me pretendimin të jetë lidere në ofrimin e shërbimeve.
Me përvojën e deritanishme me persona juridik dhe persona fizik, kompania ka treguar sukses te lartë ne efikasitetin por edhe mbylljen pozitive të punëve që i janë besuar.
Duke qenë dëshmitar të zhvillimit të shpejt të biznesit bashkëkohor, ne jemi munduar qe kushtet e punës, mjetet dhe stafin ta përgatisim ne nivelin me te lartë, qe ne çdo moment tu përgjigjet kërkesave bashkëkohore të klientëve.